Www.Lemi.Tk
  REÇETA
 

REÇETA

Receta për ëmbelsira

 

Shendetlie

Për 25 copë duhen:
Miell  + 3 gota uji , sheqer  + 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, 2 kokrra vezë, një majë luge kafeje sodë, 1-2 filxhanë kafeje arra, 2 filxhanë kafeje gjalpë, pak vanile dhe 2 filxhana kafeje ujë.
Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji dhe ujë 2 gota e gjysëm

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


QOFTE ME PATATE

 
Përmbajtja:
* 1/2 kg patate
* 100 gr kaçkavall
* 2 vezë pule
* galetë, kripë, biber.
Patatet zihen mirë, shtypen mirë dhe perzihet pak. Shtohen kripë, biber dhe kaçkavall në rende. Përzihet mirë dhe nga kjo masë bëhen qofte të rrumbullakta apo sferike, te vogla. vezët tunden dhe qoftet kalohen ne vezë galetë, pastaj skuqen nga të dyja anët në vaj të nxehtë.

____________________________________________________________________

Bakllava

Për 10 persona duhen: 1/2 kg bajame te qeruara, 400 gr. gjalpe, 40 gr. kanelle dhe karafile, 1 kg pete bakllavaje. Per shirupin: 1/2 kg mjalte, 700 gr. sheqer, 1/2 l. uje, aroma te ndryshme.
Menyra e gatimit. I pervelojme me uje te nxehte bajamet dhe u qerojme cipen (po te duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu sie jane) dhe, si t'i thajme duke i ferkuar pak me nje pecete, i shtypim ose i presim me thike ne menyre qe te behen si nje trahan i trashe. Shtypim, njekohesisht, dhe kanellen bashke me karafilet, pastaj veme gjalpin te shkrije ne zjarr.

Marrim nje tepsi te pershtatshme, te llogaritur me shtresat e peteve, e lyejme mire me gjale dhe shtrojme ne te dy pete bashke, lyejme siperfaqen e petes me gjalpe dhe hedhim mbi te disa therrime bajamesh e pak pluhur erezash (kanelle e karafil). Shtrojme mbi to nje pete tjeter e, si ta lyejme me gjalpe, hedhim perseri mbi te bajame dhe kanelle. Vazhdojme pastaj duke shtruar nga dy pete e mbi to nje shtrese bajame, duke pasur parasysh se, me ne fund, do te shtrohen persiper 3 pete, te lyera me gjalpe por pa shtrese bajamesh mbi to.

Se fundi lyejme mire me gjalpe edhe siperfaqen me majen e nje thike te mprehte. Maja e thikes duhet te futet derisa te cike petet e fundit e te shkoje pa nderprerje deri ne fund te edo vije, por cipat te mbeten te bashkuara njera me tjetren. Gjithashtu, petet nuk duhet te ngjeshen gjate heqjes se vijave, prandaj thika duhet te jete e mprehur mire. Pasi ta kemi pergatitur ne kete menyre, tepsine e veme ne furre me nxehtesi mesatare, qe bakllavaja te piqet per afro nje gjysme ore. E leme pastaj te ftohet pothuaj krejt dhe vetem atehere i hedhim persiper shurupin, e jo kur eshte ende e nxehte.

 

 

 

 
Përgatitja : Pastrohet mirë Plendësi i vicit lahet dhe pritet në rripa . Përvelohet për 5 min në ujë të valuar dhe e shplajmë në ujë të ftohtë. Grijmë qepën e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendësin e prerë, hudhrat rozmarinën dafinën dhe kripën. E lëmë të ziejë për rreth 15 min së bashku me verën dhe pak qumësht . Gjatë zierjes nëse ka avulluar shtojmë ujë sa të mbulohen komplet, hedhim domatet e prera në kubikë të vegjël dhe vazhdon zierja në tenxheren e mbuluar. E lëmë të zihet derisa të valojë mirë . 

 
  Sot Kan Vizituar Webin Ton: 24 visitors (33 hits) Flm Per Vizit Stafi Lemi.Tk  
 
Questo sito web è stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente